
Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sonte në një iftar të organizuar në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, ku është pritur me ngrohtësi nga banorët dhe drejtuesit e kësaj organizate humanitare.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe stafi presidencial, Osmani ka ndarë momente të veçanta me të moshuarit, duke theksuar rëndësinë e kujdesit institucional dhe shoqëror për ta.
“Iftari i sotëm ishte një moment i veçantë për banorët tanë, të cilët e pritën me gëzim dhe respekt të madh këtë vizitë. Për ta, ky takim nuk ishte vetëm një darkë e përbashkët, por edhe një shenjë e kujdesit dhe vëmendjes institucionale ndaj tyre”, ka shkruar drejtuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Kjo vizitë vlerësohet si një gjest solidariteti dhe mbështetje për të moshuarit që jetojnë në këtë qendër