
Osmani mirëpritet nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa
“Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit në Bruksel me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.
Në këtë takim, Osmani ka potencuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj, sipas saj, nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura.
“Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Osmani.
