Osmani merr dekoratë nga Haliti gjatë vizitës në Viti
Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një dekoratë nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës së saj.
Në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Vitisë thuhet se Osmani dhe Haliti e kanë vizituar edhe obeliskun para objektit të Komunës së Vitisë të ish-sekretares amerikane Medeline Olbrigt dhe shtatoren e Nënës Terezë.
Haliti, në këtë takim ai e njoftoi presidenten me zhvillimet aktuale në këtë komunë, projektet që janë duke u realizuar si dhe me sfidat dhe të arriturat e gjithëmbarshme.
“Komuna e Vitisë, njihet me një numër të madh të qytetarëve të saj në mërgatë e cila është tejet e organizuar dhe kontribuuese e shumë zhvillimeve në komunën tonë, sikur edhe mbështetëse e shumë projekteve. Vitia është e njohur edhe me pozitën e saj me një kualitet të lartë të tokës bujqësore dhe prodhimtarive të saj”, tha Haliti.
Osmani falënderoi Halitin për ftesën që ta vizitojë Vitinë dhe shprehu kënaqësinë për të arriturat në Komunën e Vitisë.
“Patëm një takim me kryetarin ku u njoftova nga kryetari Haliti për gjitha zhvillimet dhe është shumë inkurajuese që të shohim se si Vitia është njëra prej komunave me shembullin më të mirë se si luftohen dukuritë devijonte, si luftohen dukuritë kriminale, shembull ku në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie për 100% të këtyre dukurive, për shkak të ndërmarrjes së masave, dukuri këto që po e njollosin shoqërinë tonë”.