Osmani me vajzat viziton Kullën e Konferencës së Bujanit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se gjatë ditës së djeshme, bashkë me dy vajzat e saj ishte në vizitë në Kullën e Konferencës së Bujanit, aty ku siç shprehet ajo në një postim në Facebook, pikërisht 81 vjet më parë delegatët e mbledhur në Malësinë e Gjakovës kërkuan me ngulm të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje.
“Aty pranë ndodhet edhe Kulla e Mic Sokolit, dhe të dyja së bashku janë simbole të gjurmëve historike të qëndresës së pathyeshme të popullit shqiptar”, shkroi mes tjerash e para e shtetit në postimin e saj.