Osmani: Liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës

Osmani: Liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës

Në 25 vjetorin e çlirimit, presidentja e vendit Vjosa Osmani së bashku me homologun e saj Bajram Begaj bënë homazhe te pllaka përkujtimore për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

Në llogarinë e saj në Facebook, e para e shtetit të Kosovës shkroi se liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilëve iu pre jeta ende pa e nisur mirë!

“Në Ditën e Çlirimit, bashkë me Presidentin Begaj, nderuam kujtimin për ta”, shkroi mes tjerash ajo në postim.