Osmani: Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal

Osmani: Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar homologët e Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë për pritjen në kuadër të samitit të liderëve të Procesit të Bërdo-Brione në Tivat.

Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal.

“Falënderoj presidentët Milatović, Pirc-Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ku patëm mundësinë ta diskutojmë vizionin tonë për të ardhmen e rajonit. Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.