
Osmani: Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, tre patriotë që nuk u përkulën
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se sot kanë kujtuar dhe nderuar Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, tre patriotë që nuk u përkulën, tre zëra që nuk u shuan, tre flakadanë të lirisë sonë.
“Plumbat e atentatit synuan t’i heshtnin, por i bënë të pavdekshëm. Ata ishin zëri i Kosovës së robëruar dhe kushtrimi i popullit që nuk pranonte nënshtrimin”.
“Sot i nderojmë sepse gjaku i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut është në themelet e lirisë dhe Republikës së Kosovës. Lavdi e përjetshme heronjve të fjalës, të idealit dhe të kombit!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
