
Osmani flet për rrugëtimin e integrimit evropian të Kosovës me bursistë të Fondacionit Gjerman
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me bursistët nga Fondacioni Gjerman “Konrad Adenauer Stiftung”, rreth sfidave të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Me këtë rast, ndër të tjera, Presidentja ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshne të integrimit euroatlanik të Kosovës për paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend.