Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar USAID-in dhe Universitetin Shtetëror të Iowa-s për punën me studentët në Kosovë.

Kjo deklaratë e saj në platformën X vjen pasi shpërndau një fjalim të Samantha Power, drejtueses së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ku flet për bashkëpunim me Universitetin e Iowa-s dhe kontributin në Kosovë.

“Bashkohem me PowerUSAID-in për të falënderuar Universitetin Shtetëror të Iowa-s për kontributin e tyre të paçmuar në fuqizimin e brezit të ri në Kosovë”, ka shkruar Osmani.