
Osmani falënderon Zvicrën: Miqësi që i qëndron kohës – një miqësi për Kosovën
Sot e dy ditë, presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Zvicër me ftesë të homologes së saj, Karin Keller-Sutter.
Gjatë ditës së mërkurë, Osmani u prit me nderimet më të larta ushtarake, transmeton Klankosova.tv.
Derisa sot, pati po ashtu një ditë të ngjeshur, e cila u takua me Marko Ahtisaarin, kryetar i Bordit të Fondacionit për Paqe CMI Martti Ahtisaari, e po ashtu edhe me mërgatën kosovare.
Sakaq, e para e vendit e shpreh falënderuese ndaj shtetit zviceran, për një miqësi që i qëndron kohës.
“Faleminderit Zvicër, për një miqësi që i qëndron kohës – një miqësi për Kosovën, e bazuar në vlera që nuk zbehen kurrë!”, shkroi Osmani në Facebook.
Ndër të tjera, kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti të Kosovës në Zvicër.