Osmani: El Salvadori vazhdimisht ka qenë një partner përkrahës për Kosovën
Në takimin bilateral me presidentin Nayib Bukele të El Salvadorit, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve që pati presidentja Vjosa Osmani.
“Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali”, ka shkruar Osmani në Facebook.