Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë
Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën të mërkurën në Tiranë ku mbahet samiti i parë mes Ukrainës dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga presidenca.
Sipas paralajmërimeve nga qeveria shqiptare palën ukrainase e përfaqëson presidenti Volodymyr Zelensky.
Kjo është ndër ngjarjet e rralla që Zelensky viziton vendet e rajonit.
Ky takim vjen dy ditë pasiqë hyri në vitin e tretë lufta Rusi-Ukrainë.