Osmani e Begaj takohen në Tivat, ky ishte qëllimi i takimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi.
“Sot në Tivat, me Presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.