Osmani e Avokati i Popullit flasin rreth Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme

Osmani e Avokati i Popullit flasin rreth Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelajn.
Në takim u diskutua për situatën në vend për sa i përket të drejtave të njeriut.

Me këtë rast, Avokati i Popullit e njoftoi presidenten Osmani për rastet më të shpeshta që adresohen në këtë institucion sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, ndërkohë që u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të garantimit të të drejtave të qytetarëve.

Ndër të tjera, presidentja Osmani u informua edhe për analizën që e ka bërë ky institucion rreth Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkitazi me barazinë gjinore, çështje, të cilën Avokati i Popullit e ka ngritur edhe në takimin e fundit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Presidentja dhe Avokati i Popullit po ashtu diskutuan edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet homologe në vende të tjera, si dhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.