Osmani diskuton për çështjet e sigurisë dhe zgjedhjet me ambasadorët e ShBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë

Osmani diskuton për çështjet e sigurisë dhe zgjedhjet me ambasadorët e ShBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave zhvilloi takime të ndara me përfaqësues të vendeve partnere, duke përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjet e sigurisë, fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet respektive, ecurinë e procesit zgjedhor si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.