Osmani dhe Hovenier kremtuan festën e Falënderimeve
“Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving)”, ka shkruar presidenti Vjosa Osmani në Facebook.
Ajo ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre.