Osmani dënon atentatin ndaj Trump: Dhuna politike është e papranueshme kudo

Osmani dënon atentatin ndaj Trump: Dhuna politike është e papranueshme kudo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donlad Trump.

Osmani në “X” ka shkruar se çdo lloj dhune politike kudo është e papranueshme dhe e dënojmë ashpër atë.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë. Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani.