Osmani: Bizneset lidhin njerëzit dhe shtetet

Osmani: Bizneset lidhin njerëzit dhe shtetet

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot, në mesin e shumë takimeve ajo ka takuar edhe përfaqësues të disa bizneseve në shtetin e Teksasit.

Osmani tha se bizneset lidhin njerëzit dhe shtetet.

“Në tryezën ekonomike të mbajtur në Dallas, me pjesëmarrjen e bizneseve nga Kosova dhe Teksasi, i inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të shteteve, ekonomive dhe qytetarëve tanë”, tha Osmani.

“Potenciali ekziston, ndaj mezi pres ta shoh përparimin në këtë fushë”, shtoi ajo.