Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një postimi, duke kritikuar mënyrën se si institucionet po trajtojnë raste të ndryshme, të cilat, sipas saj, tregojnë për një përmbysje të drejtësisë.
“Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë!”, ka shkruar Osmani.
Ajo e ka cilësuar këtë si “logjikë mesjetare” dhe “drejtësi të përmbysur”, duke kritikuar institucionet për, siç thotë, mungesën e mbrojtjes së viktimave.
“Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka shkruar Osmani.

