Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030, Kurti takohet me përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ismet Krasniqin Milaim Kelmendin dhe Besim Halitin nga Komiteti Olimpik i Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, me në krye Kryetarin Rama.
Takimi u mbajt si vazhdimësi e takimeve në lidhje me organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
“Të gjitha palët u dakorduan që partneriteti ndërmjet institucioneve dhe bashkëpunimi i ngushtë sjell organizim të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare. Hapat e mëtutjeshëm në kuptimin organizativ e ligjor janë në dakordim e sipër, me në thelb koordinimin e ngushtë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me palët tjera nënshkruese të kontratës në Kretë, Komitetit Olimpik dhe Komunës së Prishtinës”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
“Organizimi i suksesshëm i Lojërave Mesdhetare 2023 është interes shtetëror, andaj të gjitha palët shprehën gatishmëri për efikasitet të plotë përmes kontributit të menjëhershëm e përkushtimit të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.