”Oppenheimer” rilindi dëshirën për DVD-të
Në një epokë ku shumë filma dhe albume ruhen në kompjuter, “ankthi i transmetimit” po i bën njerëzit të blejnë më shumë DVD dhe disqe, pasi gjeneratat e reja digjitale kanë frikë se mos fshihen historitë e tyre të jetës, sipas BBC.
Christopher Nolan ka arritur disa suksese të mëdha në karrierën e tij kinematografike, por nëntorin e kaluar ai zbuloi diçka mbresëlënëse edhe në ekranin e vogël.
Thellë në epokën e transmetimit, ku mediet fizike ndonjëherë mund të ndihen si një kujtim i largët, publikimi i videos në “Blu-ray” i filmit “Oppenheimer” të Nolan, një nga historitë më të mëdha të suksesit të vitit 2023, ndezi një furi blerjesh.
“Universal” lëshoi një deklaratë duke thënë se ata po punonin për të rimbushur stokun sa më shpejt të jetë e mundur.
Disa kopje të botimit të kufizuar po kapnin më shumë se 200 dollarë në “eBay”.
Kjo ishte një shenjë që, të paktën disa njerëz e kanë atë ndjenjën e mbajtjes së një kopjeje të diçkaje që e duan në dorë ose ta shohin në raftin e tyre.
Ndoshta nuk është aq e habitshme.
Nëse është dikush që mund të frymëzojë entuziazëm për një publikim në çdo format, ai është Nolan, dhe publikimi i DVD dhe “Blu-ray” përfshin tre orë filmime bonus.
Para publikimit të tij, vetë Nolan nxiti fansat të përqafonin një version që mund ta blinin dhe ta posedonin në shtëpi dhe ta vendosnin në raft, në mënyrë që asnjë shërbim i keq transmetimi të mos ua vidhte atë.
“Këto ditë ekziston një rrezik që nëse filmat ekzistojnë vetëm në versionin e transmetimit, ato do të hiqen”, tha Nolan për “The Washington Post”.
“Ata vijnë dhe shkojnë, ashtu si versionet e transmetuara të filmave, kështu që filmat e mi do të luhen në HBO ose çfarëdo tjetër”, tha ai.
“Por, versioni i videos në shtëpi mund të jetë gjithmonë aty, kështu që njerëzit mund ta përdorin atë gjithmonë”, tha Nelon.
”Transmetuesit po na mohojnë çdo akses në disa filma”, tha regjisori James Cameron për “The Variety”.