Opozita kundërshton Projektbuxhetin e 2025-s
Partitë opozitare sërish kanë shprehur kundërshtimet e tyre rreth Projektbuxhetit për vitin 2025.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku ky Projektbuxhet ka ardhur për shqyrtim në lexim të dytë, deputetët opozitarë kanë kundërshtuar shqyrtimin e tij.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se si grup parlamentar janë të një mendimi që ky Projektbuxhet të mos vihet fare në votim në leximin e dytë.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili foli në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, u shpreh se ky Projektligj ka shkelje kushtetuese.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shtuar se procedura sesi ka ardh buxheti i vitit 2025 në lexim të dytë në Kuvend, është procedura e cila do ta turpëroj përgjithmonë jetën parlamentare, një shumicë parlamentare që udhëheq qeverinë.