HomeAktualeOpozita kritikon Qeverinë për humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i...

Opozita kritikon Qeverinë për humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes

spot_img

Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave, afati i të cilave ishte deri në qershor të këtij viti, si pasojë e bllokadës politike.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, duke ia atribuuar asaj përgjegjësinë për mosrealizimin e reformave të kërkuara.
Bajrami ka thënë se Kosova nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave, afati për të cilët ishte qershori i këtij viti.

Ajo ka rikujtuar edhe humbjen e 613.4 milionë eurove gjatë mandatit të kaluar, për të cilat ka fajësuar Qeverinë, duke përmendur edhe masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. “43.8 milionë euro Kosova ka humbur nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave për të cilat afati i fundit ishte qershori i këtij viti. Mos harroni se në mandatin e kaluar Kosova ka humbur 613.4 milionë euro, sepse falë Qeverisë për 960 ditë kemi qenë nën masat ndëshkuese të BE-së”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Edhe Aleanca ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me humbjen e 43.8 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes.

Në një reagim publik, Aleanca e ka cilësuar këtë si dëshmi të radhës të dështimit të Qeverisë, duke e akuzuar atë për mungesë vizioni, pune dhe llogaridhënieje.
Sipas Aleancës, në një kohë kur çmimet po rriten dhe bizneset po përballen me vështirësi, humbja e këtyre fondeve përbën një goditje për zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit. “Të humbësh miliona euro fondesh pa kthim në një nga vendet më të varfra të Evropës nuk është gabim apo vonesë burokratike, është papërgjegjshmëri absolute dhe goditje e drejtpërdrejt ndaj të ardhmes së Kosovës”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...