OKB paralajmëron për rritjen e numrit të të vdekurve nga mbidoza

OKB paralajmëron për rritjen e numrit të të vdekurve nga mbidoza

Rënia e prodhimit të opiumit në Afganistan, e urdhëruar nga autoritetet talebane, mund të çojë në një rritje të numrit të vdekjeve nga mbidoza në mbarë botën, pasi të varurit nga heroina po kalojnë në përdorimin e opioideve sintetike që janë tashmë vdekjeprurëse në Europë, sipas një raporti të OKB-së.

Prodhimi i opiumit, i cili përdoret për prodhimin e heroinës, ra me 95 për qind në Afganistan vitin e kaluar pasi talebanët ndaluan prodhimin e lëndës narkotike në vitin 2022.

Theksohet se, megjithëse prodhimi i opiumit në Mianmar u rrit me 36 për qind vitin e kaluar, u ul me 75 për qind në nivel global. Vëzhgimet paraprake tregojnë një rritje të mundshme të lehtë të kultivimit të opiumit këtë vit.

Vdekjet nga mbidoza nga nitazenet, një lloj opioidi sintetik më i fuqishëm se fentanili, janë raportuar në Irlandë, Britani, Estoni dhe Letoni. Raporti i përhapur gjithashtu tha se furnizimi i kokainës arriti një rekord të lartë në vitin 2022, viti i fundit për të cilin të dhënat janë të disponueshme.

Ndërsa konsumi në Shtetet e Bashkuara dukej se po binte, testet e ujërave të zeza treguan se konsumi u rrit në Europë./abcnews.al