OKB nis vaksinimin e fëmijëve në Gazë kundër poliomielitit
Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore palestineze nisën vaksinimin e 640.000 fëmijëve në Rripin e Gazës.
Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – janë pajtuar për një pauzë të shkurtër luftimesh në mënyrë që të kryhet kjo fushatë vaksinimi, raporton Rel.
Muajin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se një foshnje ishte paralizuar pjesërisht nga tipit 2 të virusit të poliomielitit. Ky ishte rasti i parë me këtë virus që u regjistrua në Gazë në 25 vjetët e fundit.
Fushata e vaksinimit nisi të dielën në zonat në Gazën qendrore, ndërkaq në ditët në vijim vaksinimi do të kryehet edhe në zonat e tjera. Luftimet do të pauzohen për të paktën tetë orë në tre ditët në vijim.