Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në ShBA

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në ShBA

Major Gëzim Osmani ka diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) të Ushtrisë Amerikane duke marrë titullin Master në Studime Operacionale nga Army University i Ushtrisë Amerikane.

CGSC/KKSHP ka për qëllim përgatitjen e udhëheqësve ushtarak në planifikim operacional, të menduarit kritik dhe lidership në operacione të përbashkëta dhe shumëkombëshe.

Forca jonë çdo ditë po rritet dhe po ngrit kapacitetet e saj profesionale e teknike, e gjithë kjo falë disiplinës dhe përkushtimit të secilit ushtarak, dhe duke falënderuar partnerët tanë strategjik për mundësitë që i kanë dhënë FSK-së në edukim, shkollim e ngritje profesionale.