HomeAktualeOficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri

spot_img

Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ata kanë kryer me sukses Kursin e Lartë të Oficerit dhe në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, transmeton Klankosova.tv

“Këto programe të avancuara të edukimit ushtarak kanë për qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale për planifikimin, organizimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake në mjedise komplekse të sigurisë.

Ato përgatisin oficerët për të marrë vendime të bazuara në vlerësime profesionale dhe për të ofruar këshillim ushtarak në proceset e planifikimit dhe përdorimit të forcës.” – njoftoi FSK.

Sipas FSK-së, përfundimi i këtyre kurseve përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin profesional të oficerëve të FSK-së, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve udhëheqëse dhe operacionale.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...