HomeAktualeObama: Populli amerikan kërkon politikë që bashkon dhe liderë që ofrojnë zgjidhje...

Obama: Populli amerikan kërkon politikë që bashkon dhe liderë që ofrojnë zgjidhje konkrete

spot_img

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në SHBA, duke thënë se populli amerikan ka dërguar një mesazh të qartë për nevojën e një politike që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan.

Në një postim, Obama ka theksuar se qytetarët kërkojnë liderë që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen.

Ai ka vlerësuar kandidatët që garuan në të gjitha rajonet e vendit, përfshirë edhe zonat ku mundësitë për fitore konsideroheshin të vogla, duke thënë se ata vinin nga prejardhje dhe bindje të ndryshme politike, por i bashkonin vlerat e përbashkëta dhe përkushtimi ndaj shërbimit publik.

Obama ka falënderuar gjithashtu mijëra zyrtarë zgjedhorë dhe vullnetarë nga të dyja partitë për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Duke iu referuar dy viteve të mbetura të administratës aktuale në pushtet, ish-presidenti amerikan ka thënë se tani është koha për të punuar për ndryshime, për të parandaluar dëme të mëtejshme dhe për të përgatitur terrenin për të ardhmen.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...