Nxirret në shitje logoja e famshme e Twitter-it

Nxirret në shitje logoja e famshme e Twitter-it

Shenja, e cila përfaqëson një nga dy zogjtë që zbukuruan zyrat e Twitter-it, tani është në ankand.

Logoja e madhe, e cila ishte pjesë e selisë së kompanisë në San Francisko, është një nga simbolet më të famshme që lidhet me këtë rrjet social. Çuditërisht, kjo pjesë e historisë nuk është e lirë.

Aktualisht, oferta për logon e “Larry”, e cila peshon rreth 250 kilogramë, është mbi 23 mijë dollarë. Shtëpia e ankandeve RR Auction parashikon se çmimi i logos mund të arrijë në 40,000 dollarë.

Logoja në fjalë u hoq pas riemërtimit të Twitter-it nga Elon Musk në X – një lëvizje që shënoi fundin e zogut ikonik të kaltër.