Numri i vrasjeve në rritje, të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës!
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani ka theksuar se numri i vrasjeve në është në rritje, dbe ka kërkuar që të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.
“Në vend të reagimeve emocionale të lidershipit shtetëtor që dënojnë secilin rast të vrasjeve veç e veç, duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës me një pikë të rendit të ditës:• Siguria Publike dhe trendi i vrasjeve në Kosovë: plani strategjik i rishikuar për Policinë!”
“Aty, sipas nenit 2.5 të Ligjit për KSK, Ministri i Punëve të Brendshme të paraqes rishikimin e politikave dhe planeve strategjike për Policinë e Kosovës, me theks në objektivin e parandalimit të vrasjeve dhe minimizimit të këtij tmerri! Deri kur të mësohemi të punojmë në mënyrë të strukturuar dhe strategjike, këto reagimet në facebook janë të pavlefshme objektivisht!”, ka shkruar Ramadani.