Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në Bjeshkët e Deçanit

Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në Bjeshkët e Deçanit

Nuk raportohet për persona të lënduar deri më tani nga zjarri që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit të shtunën mbrëma.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënsi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ndryshe, siç raportoi faqja zyrtare e qytetit të Deçanit zjarri ka vazhduar deri në orët e hershme të mëngjesit.

Ndërkaq, mbrëmë lidhur me këtë rast, kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj ka kërkuar ndihmë vullnetare, për ta shmangur më të keqen.