
‘Nuk po rrënon bageri, po rrenon kryetari Faton Peci’
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se mbrëmë gjatë orëve të vona të natës, kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje i është djegur një mekanizëm/bager.
Ai e ka dënuar ashpër këtë akt makabër e qyqar. “Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike. Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale e kërcënuese mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit e parregullësisë nuk do të ndalet. Në anën tjetër, organeve të rendit ju bëj thirrje të intesifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit. E për të gjithë ata me këtë logjikë dua t’i siguroj se paqe me krimin nuk do të ketë asnjëherë, askund në Mitrovicë, as në jug as në veri”, ka shkruar Peci në “Facebook”.
