Nuk pagoi shërbimet dhe i vodhi telefonin taksistit, arrestohet i dyshuari
Një taksisti në Prishtinë të dielën përveç që nuk i është kryer pagesa për shërbimet e taksit edhe i është vjedhur një telefon.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kososvës, personi i dyshuar është arrestuar.
“Ankuesit mashkull kosovar, ka raportuar se pasi që ka kryer shërbime taksi një personi, i njëjti nuk ia kishte kryer pagesën dhe njëkohësisht ia kishte vjedhur edhe një telefon celular “Iphone XS” dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësiti policore ka arrit që ta identifikojë dhe ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar, dhe i njejti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.