Nuk ndalet përkrahja për Smajl Latifin

Nuk ndalet përkrahja për Smajl Latifin

Pas Denocit dhe Zatriqit, ndalesa e kryetarit të Rahovecit, kandidatit për deputet nga AAK-ja me numër 16, Smajl Latifi ishte në Senoc, një vend i njohur për njerëz të ndershëm, të palodhur dhe të besës.

“Takova banorë që me fjalët dhe mbështetjen e tyre të sinqertë na dhanë forcë për të vazhduar rrugën tonë drejt fitores së 9 shkurtit, për Kosovën Fituese”.

“Ju ftoj që më 9 shkurt të na mbështesni me votën tuaj, për të çuar përpara vizionin tonë për Rahovecin dhe për të bërë punë që secili prej jush i meriton! Faleminderit për mikpritjen tuaj bujare dhe për besimin e palëkundur!”, ka shkruar Latifi në Facebook.