“Nuk jam kapiteni, por kryeministri”, videoja epike e Kurtit në udhëtimin e parë pa viza të Kosovës

“Nuk jam kapiteni, por kryeministri”, videoja epike e Kurtit në udhëtimin e parë pa viza të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në udhëtimin e parë pa viza iu drejtua me radio udhëtarëve nga vendi i kapitenit të avionit.

 “Ky nuk është kapiteni juaj por kryeministri juaj”, u është drejtuar Kurti udhëtarëve.

Ai u kërkoi qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe afatet kohore të qëndrimit.

“Mirdita të gjithëve! Ky nuk është kapiteni juaj por kryeministri juaj. Fillimisht urime Vitin e Ri. Sot është dita e parë e  vitit 2024 por dhe dita e parë e udhëtimit pa viza. Në fluturimin OS678 janë dhe 50 udhëtarë të udhëtimit të parë pa viza në Vjenë. Ju ftoj të shijoni sheshet, pallatet e t’ia kaloni bukur në muzeun e historisë në Vjenë. Mos qëndroni më shumë se 90 ditë pasi siç e dini liritë kanë rregulla. Le të udhëtojmë lirshëm duke respektuar rregullat”, tha ai.