Nuhiu emërohet trajner i Gjilanit

Nuhiu emërohet trajner i Gjilanit

SC Gjilani ka filluar rindërtimin për sezonin e ri, pas problemeve që kaloi sezonin e kaluar. Tashmë të stabilizuar në çdo aspekt, Gjilani ka nisur të zyrtarizojë ndryshimet në klub.

Duke nisur nga drejtori Sportiv, Ertan Demiri, klubi gjilanas para pak minutash ka zyrtarizuar edhe trajnerin e ri. Ish-trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu do të jetë në krye të shtabit teknik, i cili rikthehet në futbollin kosovar, pas një përvoje jo të mirë te Shkëndija sezonin e kaluar.

Ardian Nuhiu e njeh mirë edhe qytetin e Gjilanit, pasi më herët kishte qenë trajner te Drita, nga shkurti i vitit 2019, deri në gjysmën e parë të sezonin 2022/23.

Nuhiu madje edhe e ka të fituar një titull të Superligës, atë në sezonin 2019/20. Gjilani sezonin e kaluar përfundoi në vendin e gjashtë në tabelë, duke i ikur barazhit tek në javën e fundit të kampionatit.