Nora Gjakova: Ky ishte Akili më i mirë që kam parë ndonjëherë
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ishte ndër të parët që uroi Akil Gjakovën për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Hapur që u mbajt në Prishtinë.
Nora ka thënë se është krenare për vëllain e saj.
“Jam vërtet krenare për të, ai ishte tepër i fokusuar në finale dhe nuk bëri asnjë gabim. Ky ishte Akili më i mirë që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Nora Gjakova për Unionin Evropian të Xhudos.
31-vjeçarja nuk ishte plotësisht e kënaqur me medaljen e saj të bronztë.
“Kam pasur shumë presion – para publikut tim. Mund të kishte shkuar më mirë. Por unë jam e lumtur për ekipin. Katër medalje, njëra prej tyre e artë, janë të shkëlqyera për xhudon tonë. Ndjehet si një festë”, ka thënë ajo tutje.