
Nora Gjakova bëhet anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së
Kampionia olimpike, Nora Gjakova është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së, (Federata Ndërkombëtare e Xhudos).
Kjo është bërë e ditur nga Federata e Xhudos së Kosovës.
“Pas një karriere të shkëlqyer si Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora tani do të japë kontributin e saj edhe jashtë tatamit, në një rol vendimtar për të ardhmen e sportit të xhudos”.