Njohës i çështjeve të emergjencave: Zjarret në objekte të ndryshme në kryeqytet, janë bërë pothuajse të përditshme
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave ka theksuar se zjarret në objekte të ndryshme në kryeqytet, janë bërë pothuajse të përditshme.
“Ekziston rrezik permanent për ndonjë tragjedi më të madhe nga zjarri, kjo edhe për shkak të mungesës së njohurive të qytetarëve për masat mbrojtëse nga zjarri, si dhe mos njohurive të tyre, për faktorët që ndikojnë më së shumti në shkaktimin e zjarreve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse duhet që me planprograme të ndryshme, të bëjnë edukimin shoqëror dhe sensibilizimin e qytetarëve për zjarret, shkaqet dhe pasojat e tyre.