Një udhëtar në Aeroportin e Prishtinës kapet me 144 boksa të cigarës

Një udhëtar në Aeroportin e Prishtinës kapet me 144 boksa të cigarës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 06.04.2025, rreth orës 10:30, në dalje të Aeroportit të Prishtinës, gjatë kontrollit doganor është ndaluar një udhëtar me fluturimin Prishtinë–Londër, shtetas shqiptar.

Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar – konkretisht, sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, si më poshtë:

Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa)

Malli është ndaluar sipas procedurave si dhe rastit eshte duke u trajtuar si kundërvajtje doganore, derisa mallrat jane konfiskuar.