Një tjetër fushë stërvitore i shtohet Kosovës, këtë herë në fshatin Baran të Komunës së Pejës! 

Një tjetër fushë stërvitore i shtohet Kosovës, këtë herë në fshatin Baran të Komunës së Pejës! 

Kjo fushë është pjesë e memorandumit ndërmjet FFK-së dhe Komunës së Pejës.

FFK-ja ka njoftuar se do të vazhdojë me përkushtim realizimin e projekteve infrastrukturore në tërë vendin – çdo 45 ditë nga një fushë futbolli – me synim zhvillimin e sportit në çdo cep të Kosovës.

Ky projekt është pjese e programit Hat-trick të UEFA-s.

Fusha në Baran ka përfunduar fazën e parë, ndërsa gjatë kësaj jave do të nis faza e dytë, shtrimi i tapetit.

“Ky është një tjetër hap përpara në fuqizimin e komuniteteve lokale dhe përkrahjen e talenteve të rinj!”, ka njoftuar FFK-ja.

Linku: https://www.facebook.com/share/v/1E2Q4spDAr/