Një tjetër fëmijë i Brad Pitt dhe Angelina Jolie-t heq dorë nga mbiemri i aktorit

Një tjetër fëmijë i Brad Pitt dhe Angelina Jolie-t heq dorë nga mbiemri i aktorit

Një tjetër fëmijë i Brad Pitt dhe Angelina Jolie-t po distanohet nga mbiemri që posedon aktori i njohur.

Të hënën, Shiloh Jolie-Pitt bëri një kërkesë ligjore për ta hequr mbiemrin “Pitt” nga emri i saj, pikërisht në ditën kur mbushi 18 vjet.

Ndonëse kërkesa për ndryshimin e emrit ende nuk është miratuar, emri i saj i ri do të jetë thjesht “Shiloh Jolie”.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi një tjetër fëmijë i tyre e bëri gjithashtu të qartë se nuk donte asgjë nga babai i saj.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse 15-vjeçarja ka ndryshuar ligjërisht emrin e saj sikurse motra e saj më e madhe.

Përveç, Shiloh dhe 15-vjeçares, edhe vajza e madhe Zahara u bë kryefjalë gjashtë muaj më parë kur u prezantua vetëm me emrin e vajzërisë së mamasë së saj.