Një polic i vrarë në Serbi, autoritetet në kërkim të sulmuesit
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi, raporton Rel.
Sipas saj, policia është në kërkim të sulmuesit.