Një muaj paraburgim për dy personat që dyshohet se rrahën brutalisht për vdekje Lulzim Fejzullahun
Lulzim Fejzullahu u rrah brutalisht me 14 janar.
Dy persona u arrestuan për këtë rast. Gjykata Themelore në Prishtinë tani më ka marrë vendim për të paraburgosur dy të dyshuarit.
Lajmin për lajmi.net e konfirmoi Mirlinda Gashi nga kjo gjykatë.
“Ju ka cakëtu paraburgimin të dyve me nga 1 muaj”, tha ajo. Fejzullahu me 20 janar ndërroi jetë në QKUK.
Me 21 janar u varros në qytetin e Podujevës.