Një derbi sot në gjysmëfinalen e Kupës, Drita përballë Prishtinës

Një derbi sot në gjysmëfinalen e Kupës, Drita përballë Prishtinës

Drita dhe Prishtina do të përballen sot në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Në pesë takimet e fundit mes tyre në të gjitha garat, Drita ka fituar dy herë, madje si mysafire, një herë ka fituar Prishtina, ndërkaq dy herë janë ndarë baras.

Këto dy ndeshje kur kanë barazuar janë pikërisht dy takimet e tyre të fundit, ku ai i 15 shkurtit kishte qenë dramë, 3:3.

Përderisa kryeqytetasit janë fitues të shtatëfishtë të kësaj gare, klubi nga Gjilani e ka fituar vetëm një herë.

Ndeshja fillon nga ora 15:00, dhe emetohet në platformën më të madhe në vend, Art Motion, gjegjësisht në kanalin Sport 1.