
”Nissan” përdor IA për të gjetur defektet e bojës së makinave
Kompania japoneze e prodhimit të automjeteve “Nissan” po përdor inteligjencën artificiale për të dalluar papërsosmëritë e bojës në makinat e prodhuara në fabrikat e montimit në SHBA.
Rreth tre vjet më parë, prodhuesi i automjeteve filloi të përdorë sistemin e inspektimit të sipërfaqes së lyer bazuar në inteligjencën artificiale të quajtur “Autis”, e cila përmirëson shkallën e zbulimit të defekteve në fabrikë.
Sistemi përdor kamera me rezolucion të lartë për të bërë 15 000 foto të çdo automjeti pasi del nga kabina e bojës.
Këto imazhe më pas analizohen nga softueri i inteligjencës artificiale për të gjetur defektet.