Kosova e dominoi pjesën e parë dhe arriti që të kalojë në epërsi në minutën e 25-të, kur Milot Rashica e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia. Paraprakisht Edon Zhegrova depërtoi nga krahu i djathtë, teksa goditja e tij qëlloi traversën dhe përfundoi te Rashica, i cili me qetësinë e duhur shënoi gol, që në fund doli të ishte i vetmi i kësaj ndeshjeje.

Pjesa e dytë kaloi në shenjë të presionit të vendasve, të cilët synoin golin e barazimit. Megjithatë, futbollistët dardanë nuk lejuan shumë hapësira dhe arritën ta menaxhojnë epërsinë e krijuar.

Miqësoren e dytë Kosova e zhvillon më 26 mars, në Budapest kundër Hungarisë.