
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë
Kandidati për deputet nga NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kreut të kësaj parti, Fatmir Limaj, se është i gatshëm të bisedojë me LVV-në për krijimin e qeverisë.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se NISMA është për qeveri të opozitës.
“Pasi të gjithë injorantët e shoqëris tonë, e që nuk janë pakë, përfunduan duke flliqurë edhe gojën me sharje, fyerje e linçime në raportë me intervistën e fundit të Fatmir Limaj, po ja u përsërisë me kopetenc atë të e kamë “TeFidani” pata intervistës të Fatmirit, koalicioni me Albinin është koalicion me Serbi ( diskursin serbë në Kosovë)!”, (sic) ka shkruar Berisha, transmeton Telegrafi.
Tutje ai ka thënë se “1. NISMA është për qeveri të opozitës. 2. NISMA dhe AAK do të funksionoj si një grup parlamentar në Kuvend. 3. NISMA nuk mundet me ja u çelikos zemrat e plastikës dy partive të mëdha opozitare!”, ka shkruar Berisha.
Reagimi i Berishës vjen pasi kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dy ditë më parë ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.
Ai ka thënë se kush i bën ftesë për t’u ulur në tavolinë, ai do t’i përgjigjej “për të mirën e vendit”.