Nisma “Deputeti që Duam”, Rama publikon shifrat: deri më tani 215 aplikime
Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e aplikimeve për nismën e PS-së, “Deputeti që Duam”.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se deri më tani ka pasur në total 215 aplikime për t’u bërë pjesë të socialistëve.
“MIRËMËNGJES dhe me disa videogrimca të shkëputura nga 215 aplikimet e deritanishme në platformën “Deputeti që Duam”, ku është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re #PS30 për SHQIPËRINË2030 ju uroj të gjithëve të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.