Nisin punimet në realizimin e projektit për renovimin e tunelit të Kurrizit

Nisin punimet në realizimin e projektit për renovimin e tunelit të Kurrizit

Drejtoria e Investimeve dhe menaxhimit të kontratave në kryeqytet ka njoftuar se për shkak të nisjes së punimeve në realizimin e projektit “Renovimi artistik dhe infrastrukturor i tunelit të Kurrizit ‘Dardani’,” rruga “Idriz Gjilani” do të mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e punimeve, duke filluar nga dita e shtunë, më datë 05.10.2024.

“Qytetarët janë të lutur të përdorin rrugët alternative sipas skemës së parashikuar”, ka njoftuar Drejtoria e Investimeve dhe menaxhimit të kontratave.